Abrashi viziton strukturat e LDK-së në Zvicër, vlerëson rolin e diasporës në shtetndërtim

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 13:32
Abrashi viziton strukturat e LDK-së në Zvicër, vlerëson rolin e diasporës në shtetndërtim

Ministri i Infrastrukturës dhe sekretari i LDK-së, Arban Abrashi, ka vizituar strukturat e kësaj partie në Zvicër.

Abrashi ka vlerësuar rolin e diasporës në pavarësimin dhe ndërtimin e Kosovës dhe ka paralajmëruar funksionalizmin e një sërë degëve të LDK-së në Zvicër.

Postimi i plotë i Abrashit në Facebook:

LDK në Zvicër vazhdon të jetë urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës, duke promovur vlerat e dy vendeve. Roli i mergatës dhe i LDK-së ishte dhe vazhdon të jetë mëse i rëndësishëm, dikur në procesin e shtetndërtimit, kurse tani në krijimin mundësive të reja, në arsim, kulturë, biznes etj.

Me anëtarin e Kryesisë Skender Hysenin takuam Kryetarin Ahmet Kosumi dhe Kryesinë, biseduam për punët e mira që po i bën qeverisja e LDK-së dhe projektet tjera për Kosovën.

Muajëve në vijim, do të vijmë përsëri për të funksionalizuar edhe një numër të nëndegëve në Zvicër si dhe mundësitë tjera se si LDK në Zvicër mund të organizohet më mirë.


(Kosova Sot Online)