Mjeku mysliman refuzon t’ia shtrëngojë dorën gruas, Gjermania ia merr nënshtetësinë

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 10:32
Mjeku mysliman refuzon t’ia shtrëngojë dorën gruas, Gjermania ia merr nënshtetësinë

Një mjeku mysliman i është humbur e drejta që ta marrë shtetësinë gjermane pasi refuzoi t’i japë dorën një gruaje kur ajo i dha certifikatën.

Shtetasi libanez 39-vjeçar ishte në prag të marrjes së nënshtetësisë gjermane pasi jetoi në vend për 13 vite, duke përfunduar studimet e tij mjekësore me notën më të lartë të mundshme, shkruajnë mediet e huaja.

Por ai dështoi në pengesën e fundit pasi refuzoi të shtrëngojë dorën e zyrtares femër në ceremoni më 2015-ën, duke bërë që autoritetet shtetërore t’i mohojnë atij shtetësinë.

Pesë vite më vonë, një gjykatë e ka mbështetur vendimin e tyre – duke thënë se pikëpamjet ‘fondamentaliste’ të burrit ishin në kundërshtim me integrimin e tij në shoqërinë gjermane.

Burri ishte zhvendosur në Gjermani më 2002-ën dhe jetoi atje legalisht që atëherë, duke u martuar me një grua me origjinë Siriane rreth 10 vjet më parë – duke i premtuar asaj se ai kurrë nuk do të shtrëngonte dorën e një gruaje tjetër.

Ai filloi aplikimin e tij për shtetësi më 2012-ën dhe nënshkroi dokumentet e nevojshme duke u zotuar për të mbështetur kushtetutën dhe për të refuzuar ekstremizmin. 

(Kosova Sot Online)