Arrestohen një burrë dhe një grua për prostitucion në Gjilan e Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 11:46
Arrestohen një burrë dhe një grua për prostitucion në Gjilan e Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua dhe një burrë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘mundësim i prostitucionit’.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se gruaja është shtetase e Shqipërisë, ndërsa arrestimet janë bërë në Gjilan dhe Fushë Kosovë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

” Nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së me 21.10.2020, janë arrestuar një mashkull dhe një f/k, si dhe një femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)