Hajni ia tërheq me forcë nga qafa zinxhirin e arit në vlerë prej 500 eurosh gruas në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 11:06
Hajni ia tërheq me forcë nga qafa zinxhirin e arit në vlerë prej 500 eurosh gruas në Fushë Kosovë

Policia njofton për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur dje në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

Një grua ka deklaruar në polici se një i panjohur ia ka marrë me forcë nga qafa zinxhirin e arit në vlerë prej 500 eurosh.

Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Hajrullah Zymi”, Fushë Kosovë 21.10.2020 – 13:40. Viktima f/k ka raportuar se një i dyshuar i panjohur, me forcë nga qafa ia ka marrë zinxhirin e arit, me vlerë rreth 500 euro. Nuk raportohet për të lënduar. 

(Kosova Sot Online)