Molliqaj pyet e shpjegon pse Kurtit iu urua shërim i shpejtë, Mustafës, Hotit e Veselit jo

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 18:06
Molliqaj pyet e shpjegon pse Kurtit iu urua shërim i shpejtë, Mustafës, Hotit e Veselit jo

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas shumë thirrjeve ku politikanë e qytetarë të shumtë po i urojnë shërim të shpejtë kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit pasi ky i fundit u infektua me COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj tha se nuk mbahet mend një ngarendje e tillë kur u infektua Kadri Veseli, Isa Mustafa apo Avdullah Hoti.

“I madh e i vogël u kujdesën t’i përgjigjen thirrjes “shërim të shpejtë” kur Kurti u infektua me covid 19. Nuk e mbaj mend një ngarendje të tillë kur u infektua Kadri Veseli, Isa Mustafa apo Avdullah Hoti. Çfarë na thotë ky dallim? Niveli i parë është ai i përgjigjes në emër të humanizmit, që më shumë është liberale sesa humaniste. Pra, ne nuk jemi sikur ti që na dëshiroje vdekje, na shpallje të shitur e tradhtarë”. Së pari, ata nuk janë të sinqertë sepse nuk u bëhet vonë fare për shëndetin e tij”, ka shkruar Molliqaj.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka njoftuar se është infektuar me COVID 19.

“Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)