Raka: Mbyllja totale është opsioni i fundit

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 17:42
Raka: Mbyllja totale është opsioni i fundit

Mikrobiologu Lul Raka  ka folur për shifrat e fundit dhe situatën epidemiologjike të Covid-19 në Kosovë. Raka është shprehur se rastet e fundit kanë qenë raste të pritshme. Thotë se këtë situatë ekspertët e kanë paralajmëruar qysh para gjashtë muajve. Thotë se mbyllja totale mbetet opsioni i fundit.

“Ecuria ka shku shumë ma mirë se që e kemi parashikua tek shkollat. Sistemi i tre ngjyrëshit ka shkuar shumë mirë. Përkeqësimi i motit e rritë numrin e rasteve, dhe elementi i tretë është sezoni i gripit. Rritja është e dukshme ditëve të fundit. Rreziku më i madh i përhapjes së Covidit është në kafiteri”, ka deklaruar Raka.

“Ditëve të fundit e kemi pa që edhe në Kosovë që përveç kafiterive, kemi pa që numër të konsiderueshëm të infektimeve me Covid ka pasur edhe në administratë”, ka deklaruar tutje Lul Raka.

(Kosova Sot Online)