I infektuari me koronavirus del në Prishtinë dhe has në polici, ja cili ishte reagimi i tyre

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 10:24
I infektuari me koronavirus del në Prishtinë dhe has në polici,  ja cili ishte reagimi i tyre

Një person i infektuar me koronavirus nuk ka respektuar masën e izolimit, ai ka dalë nga shtëpia e tij në rrugën e “Tiranës” në Prishtinë.

Më pas policia ka hasur në të, të cilin e kanë kthyer në shtëpi dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “përhapje e sëmundjeve ngjitëse”.

Njoftimi i plotë i policisë:

PËRHAPJE E SËMUNDJEVE NGJITËSE/Rr. “Tiranës”, Prishtinë 09.11.2020 – 15:30. Është raportuar se një i dyshuar m/k i cili ishte i infektuar me Covid 19 i njëjti nuk ka respektuar masat e izolimit duke dalë jashtë shtëpisë së tij. Policia ka kthyer në shtëpi të dyshuarin dhe është iniciuar rasti si më lart. 

(Kosova Sot Online)