Kërkojnë nisjen e gjykimit në qershor të vitit 2021, Avokatët kundërshtojnë Prokurorinë e Speciales

  • E.K /
  • 18 nëntor 2020 - 12:42
Kërkojnë nisjen e gjykimit në qershor të vitit 2021, Avokatët kundërshtojnë Prokurorinë e Speciales

Gjykimi kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ish kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimit mund të nis në verën e vitit 2021.

Kështu të paktën deklaruan në seancën e sotme nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sipas tyre, nuk ka arsye se pse gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit dhe të tjerëve të mos nisë në verën e vitit 2021.

Këtë propozim të prokurorisë e kanë kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarve.

Sipas tyre, ky propozim është absurd, derisa, kanë dhënë edhe propozimin e tyre se kur duhet të nis gjykimi.

Mbrojtësit e Thaçit e të Veselit, David Hooper dhe Ben Emmerson, kanë thënë se gjykimi të nisë tek më 2022.

(Kosova Sot Online)