Lexoni edhe:
Qeveria ua premtoi, por punëtorët shëndetësorë nuk kanë marrë asnjë cent shtesë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me U.D. Drejtorin e ShSKUK-së, Saudin Maliqin, deputetin Ekrem Hyseni dhe përgjegjësin e Spitalit të Podujevës, Afrim Tahiri, kanë prezantuar projektin e sapo finalizuar për ndërtim të spitalit të Podujevës.
Zemaj ka thënë se spitali do të ketë sipërfaqe rreth 7.700 m2.
Qeveria ua premtoi, por punëtorët shëndetësorë nuk kanë marrë asnjë cent shtesëLexoni edhe:
Në këtë spital do të ofrohen shërbimet si: Diagnostika (Laboratorët me Radiologji), Ambulancat Specialistike, Shërbimi Emergjent, Mjekësia Interne, Kirurgji dhe Ortopedi, Gjinekologji dhe Neonatologji dhe Pediatri.
“Llapi meriton spital me kushte dhe shërbime për shumë arsye. Një ndër to, është të ofrohet shërbimi sekondar sa më afër qytetarëve dhe të mos ngarkohet QKUK-ja, sepse, jo vetëm Podujevës por edhe Prishtinës i mungon Spitali i Përgjithshëm”, ka thënë Zemaj.
(Kosova Sot Online)