Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 08:08
Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Media sjell ngjarjet e ditës së sotme.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton të gjeturat e raportit për vendin të Komisionit Evropian për vitin 2020 në fushën e sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

– Mbahet mbledhja e katërt e Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

– Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”, do të lansojnë “T’i japim vendit ngjyra”.  (Këndi Olimpik, në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 10:30)

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportonin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Kompaninë Regjionale të Ujitjes Drini i Bardhë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

– Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, nënshkruajnë Memorandum të Bashkëpunimit për Atashetë Kulturorë. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:00)

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjareve të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon pritje për ekspeditën e xhudos, pas suksesit të arritur në kampionatin evropian të xhudos, të mbajtur javën e kaluar në Pragë të Republikës së Çekisë, ku Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka u stolisën me medalje të bronztë. (Zyret e KOK-ut, ora 11:45)

– Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Zyra e Kryetarit, ora 12:45 )

– Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

– Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin e Panelit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, shqyrton rekomandimet nga BE-ja të planit për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ara i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vizitojnë  Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. (Gjilan, ora 13:45)

– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Platforma ZOOM 5.0, ora 14:00)

– Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mbajn Konferencë për media. (Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan, ora 14:30)

(Kosova Sot Online)