Për një ditë në Gjermani 410 të vdekur dhe mbi 18 mijë raste të reja me koronavirus

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 10:17
 Për një ditë në Gjermani 410 të vdekur dhe mbi 18 mijë raste të reja me koronavirus

Gjermania po vazhdon të shënojë mijëra raste të reja me Covid-19.

Vetëm në 24 orët orët e fundit, në Gjermani janë regjistruar rekord vdekjesh si pasojë e Covid-19.

Shteti i madh evropian ka regjistruar 410 vdekje si pasojë e virusit.

Lajmi vjen në kohën kur kancelarja Angela Merkel do të takohet me liderët e 16 shteteve për të diskutuar për masat që pritet të merren për periudhën e festave të fundvitit.

Numri i rasteve të reja u rrit për 18 mijë e 633, duke e çuar totalin në 961 mijë e 320, sipas të dhënave të Institutit “Robert Koch”.

Kjo është për 1072 më shumë se një ditë më herët, por 5015 më pak se rekordi i regjistruar të premten.

Numri i të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 60 milionë e 164 mijë e 498.

Deri tani kanë vdekur 1 milionë e 416 mijë e 50 persona, ndërsa janë shëruar 41 milionë e 602 mijë e 446 persona.

(Kosova Sot Online)