Abdullahu: Na dul që Haki Abazi paska pasur lidhje me Beogradin, Driton Selmanaj edhe më i zi

  • A.P /
  • 25 November 2020 - 21:53
Abdullahu: Na dul që Haki Abazi paska pasur lidhje me Beogradin, Driton Selmanaj edhe më i zi

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se Driton Selmanaj është dashur të kërkojë falje pas deklaratave për deputeten Saranda Bogujevci.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj bëri disa deklarata  për deputeten e VV’së pas të cilave mori kritika të mëdha, ndërsa VV ka kërkuar dorëheqjen e tij.

“Fillimisht na dul që Haki Abazi ka pasur lidhje me Beogradin. Driton Selmanaj edhe më i zi”, tha ai.

“Driton Selmanaj më ka sulmu edhe mua. Duhet me kërku falje. Por duket se LDK nuk po reagon në këso raste dhe po lejon të bëhen gjërat e mëdha. Po ka edhe shumë keqkuptime. Njerëzit e rinj që duan të futen në politikë duhet të dinë se do të përballen me këso situata të rënda në të ardhmen dhe duhet të jenë të përgatitur”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)