Burri i Vjosa Osmanit reagon: Time Kadriaj do të paditet për shpifje

  • A.P /
  • 25 nëntor 2020 - 21:39
Burri i Vjosa Osmanit reagon: Time Kadriaj do të paditet për shpifje

Prindon Sadriu ka reaguar pasi deputetja e AAK’së, Time Kadriaj, tha që u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, duhet të shkarkojë edhe atë pasi ktheu katër konsuj nga shërbimi diplomatik. Ai ka paralajmëruar një padi ndaj Kadirajt.

Sadriu ka reaguar me anë të një statusi në Facebook. Ky është postimi i plotë i tij:

1. Znj. Time Kadrijaj do të paditet për shpifje;

2. Unë nuk jam, dhe as nuk kam qenë ndonjëherë Konsull;

3. I përkas grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008 — shumë vite para se të njihesha me Vjosën;

4. Si Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme duhet ta dini se Presidentja u.d., nuk emëron e as shkarkon diplomatë të nivelit tim, por vetëm Shefa të misioneve. Për fat të keq ju —dhe të tjerët si ju —ma keni mohuar mundësinë për të qenë Shef Misioni sepse nuk ju ka interesuar profesionalizmi në shërbimin e jashtëm;

5. Duke përfshi përvojën në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kongresin Amerikan kam gjithsejë 14 vite përvojë relevante në fushën e marrëdhenieve me jashtë, ndërsa 16 vite përvojë pune profesionale.

 

(Kosova Sot Online)