Aliu: Po të reflektonte LDK’ja, sot do e bënin ndryshimin me VV’në

  • A.P /
  • 01 December 2020 - 21:30
Aliu: Po të reflektonte LDK’ja, sot do e bënin ndryshimin me VV’në

Liburn Aliu, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV’së, ka thënë se LDK’së i nevojitet reflektim për ndryshim.

Aliu, i ftuar në emisionin ‘Rubikon’ ka komentuar situatën e krijuar pas zgjedhjeve të komunës së Podujevës, komunë kjo që ka qeverisur LDK’ja për 21 vite.

Ai ka thënë se “status quo”-ja e tyre politike ka bërë që ta pësojnë humbjen.

“Ky (Agim Veliu) ka thanë që na ka mujtë Albin Kurti. Shefi i grupit parlamentar, Gashi, thotë se Bulliqi fitoi se dikur ishte LDK. Po të kishin qenë të tillë që reflektojnë, ne do të ishim në koalicion. Ne do të bënim ndryshimin e madh. Ne duam që të gjitha subjektet politike të reflektojmë. Për shumë vite gjatë kanë qenë në pushtet LDK e PDK”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka tentuar të sqarojë edhe situatën përbrenda strukturave të LDK’së.

“Brenda Lidhjes Demokratike ekzistojnë forca që duan ndryshim, teksa disa të tjera janë të lidhura me PDK’në për shkak të tenderave”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)