Covid-19 shuan familjen, pak momente para vdekjes, nëna solli në jetë foshnjën

  • A.P /
  • 01 December 2020 - 20:57
Covid-19 shuan familjen, pak momente para vdekjes, nëna solli në jetë foshnjën

Një familje në Rusi kanë humbur jetën nga Covid-19 në vetëm pak ditë. Prindërit dhe vajza e tyre shtatzënë janë infektuar  nga koronavirus dhe fatkeqësisht mjekët kanë arritur të shpëtojnë vetëm foshnjën.

Sipas mediave, një 64-vjeçar dhe gruaja e tij 61-vjeçare, bashkë me vajzën 36-vjeçare, kanë vdekur pas infektimit me Covid-19.

Svetlana Sorochinskaya, 36 vjeçe vdiq menjëherë pasi solli në jetë fëmijën.

Sipas informacioneve të dhëna nga të afërmit 64-vjeçari ka pasur një operacion në zemër, ndërsa dyshohet se gruaja dhe vajza janë infektuar gjatë vizitave në spital.

Autoritetet në Petersburg do të marrin kujdestarinë për foshnjën.


(Kosova Sot Online)