Pacientit i përkeqësohet gjendja, vdes në QKUK

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 10:30
Pacientit i përkeqësohet gjendja, vdes në QKUK

Një rast “hetim i vdekjes” është hapur dje në polici, pasi një pacient i gjinisë mashkullore në entin special kishte pasur probleme shëndetësore dhe pas dërgimit në QKUK ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/ Prishtinë 01.12.2020 – 10:00. Derisa viktima mashkull kosovar kishte qenë pacient  në entin special i njëjti kishte pasur probleme shëndetësore . Viktima ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Ndërsa me datë 01.12.2020 rreth orës 10:00 viktima ka ndërruar  jetë. Me vendim të prokurort trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti nën hetime.

(Kosova Sot Online)