![](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/09/200x200_Bugajski_VoA1607508271.jpg)
Lexoni edhe:
Bugajski në Kongresin Amerikan: Nga shkëmbimi i territoreve do të përfitonte vetëm Rusia dhe nacionalistët në rajon
Pas 10 viteve, përkatësisht më 2030, myslimanët do të agjërojnë dy herë brenda një viti.
Një agjërim i Ramazanit do të fillojë më 6 janar, dhe tjetri në 26 dhjetor të po këtij viti.
Kalendari hënor është i ndryshëm nga ai diellor, kjo është arsyeja pse kjo nuk duhet të jetë surprizë, besojnë ekspertët.
Kalendari për vitin 2030 në faqen e internetit timeanddate.com deklaron se Ramazani do të fillojë më 6 janar, pas të cilit myslimanët në mbarë botën do të festojnë Fitër Bajramin, më 5 shkurt. Deri në fund të këtij viti, Ramazani do të fillojë përsëri më 26 dhjetor.
Hasan Ahmed Al Hariri, drejtori i përgjithshëm i Astronomy Group Dubai, tha për “Gulf News” se agjërimi i dy Ramazanëve në një vit nuk duhet të konsiderohet si një fenomen i pazakonshëm, pasi muaji hënor fillon 10 ditë më parë çdo vit.
(Kosova Sot Online)