
Lexoni edhe:
U përpoq të fotokopjojë 50 euro në printer, shokohet nga ajo çfarë i del
Të mërkurën u shënua dita botërore e luftimit të korrupsionit, Kosova ka degradim në këtë aspekt.
Të gjitha këto fotografi tregojnë pasojat që sjell mos luftimi i korrupsionit.
Kjo ekspoze u realizua nga Instituti Demokratik i Kosovës në ditën ndërkombëtare për luftimin e këtij fenomeni.
Por në çfarë niveli është korrupsioni në vend, në krahasim me vitin e kaluar?
U përpoq të fotokopjojë 50 euro në printer, shokohet nga ajo çfarë i del
Lexoni edhe:
Florent Spahiu nga KDI ka kritika për organet kompetente, për mos marrjen e masave te duhura ndaj zyrtarëve të lartë.
Të njëjtin shqetësim e kanë edhe nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Drejtoresha ekzekutive Arbëresha Loxha, përmend 3 faktorë që ndikojnë në mos luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Megjithatë sipas saj, Kosovës po i bëhet një padrejtësi në një drejtim.
Ndërkohë, zyrtar qeveritar nuk u panë në ekspozitën që u bë në afërsi të Kuvendit.
Por, në ditën botërore kundër korrupsionit Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, priti në takim shefin e EULEX-it dhe përfaqësues nga Prokuroria e Shtetit, Gjykata e Polica.
Në këtë takim është diskutuar për masat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
(Kosova Sot Online)