Këto janë komunat me 562 rastet e reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 15:23
Këto janë komunat me 562 rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 562 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 761 persona.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.595  mostra  të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 562 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 223 raste, Podujevës 47 raste, Mitrovicës 39 raste, Pejës 33 raste, Gjakovës 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Lipjan 22 raste, Prizren 22 raste, Istog 16 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 12 raste, Drenas 11 raste, Obiliq 11 raste, Klinë 9 raste, Malishevë 9 raste, Ferizaj 7 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 3 raste, Shtime 3 raste, Gjilan 2 raste, Zveçan 2 raste  dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Junik, Kamenicë, Kaçanik, Viti dhe Zubin-Potok.

(Kosova Sot Online)