Vazhdohet mandati i Komisionit për Hidrocentrale

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 12:44
Vazhdohet mandati i Komisionit për Hidrocentrale

Kuvendi i Kosovës ia ka zgjatur mandatin Komisionit Parlamentar për Licencim, Operim, Mbikëqyrje dhe Aplikim për Leje të Hidrocentraleve.

Me 65 vota për, u votua zgjatja e mandatit të këtij Komisioni.

Po ashtu deputetët e kanë miratuar edhe buxhetin për këtë komision që është shtatë mijë e 470 euro për tre muajt e ardhshëm, aq sa i është zgjatur mandati komisionit.

Ky miratim është bërë me iniciativën e deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha.

(Kosova Sot Online)