Protesta në Durrës: Digjet Pema e Vitit të Ri

  • A.P /
  • 11 December 2020 - 20:52
Protesta në Durrës: Digjet Pema e Vitit të Ri

Ashtu si në Tiranë, protestuesit në qytetin e Durrësit janë mbledhur në qendër të qytetit dhe i kanë vënë flakën dekorimeve të bashkisë për festat e fundvitit.

Dhjetëra të rinj u mblodhën këtë mbrëmje në qytetin bregdetar për të protestuar kundër vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia.


Protestuesit kaluan më herët dhe në godinën e policisë, ku lëshuan disa fishekzjarrë ndaj saj. Deri në këto momente disa persona janë shoqëruar.

(Kosova Sot Online)