Aksident në Llaushë të Skenderajt, 7 persona në Spital

  • S.A /
  • 12 December 2020 - 08:00
Aksident në Llaushë të Skenderajt, 7 persona në Spital

Shtatë persona kanë përfunduar në spital pas lëndimeve të marra nga një aksident trafiku në Llaushë të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, segmenti rrugor fshati Llaushë. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamionetë, si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Ditëve të fundit nga Policia e Kosovës pati raporte për një numër të konsideruar aksidentesh, disa prej të cilëve përfunduan edhe me fatalitet.

(Kosova Sot Online )