Vidhen armë në poligonin e shenjëtarisë në Suharekë

  • A.P /
  • 13 December 2020 - 10:12
Vidhen armë në poligonin e shenjëtarisë në Suharekë

Pronari i një poligoni të shenjëtarisë ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur armë në lokalin e tij.

Rasti ka ndodhur mesnatën e së shtunës në Suharekë, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

“Ankuesi mashkull kosovar (pronar i poligonit të shenjëtarisë) ka njoftuar se   persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në  brendi të lokalit dhe nga aty kanë vjedhur  disa  armë të vogla dhe janë larguar ne drejtim te panjohur”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, është bërë e ditur se njësitet përkatëse kanë dal në vend ngjarje.

(Kosova Sot Online)