Ish-ushtari i UÇK-së tregon se si i kishte kërkuar serbëve ta pushkatonin pasi e kishin zënë rob

  • A.P /
  • 14 December 2020 - 17:54
Ish-ushtari i UÇK-së tregon se si i kishte kërkuar serbëve ta pushkatonin pasi e kishin zënë rob

Ish-ushtarët e UÇK-së, Nazmi Bellaqa dhe Sherif Bellaqa  kanë rrëfyer për Betejën e Pashtrikut, se si u kapën robë 9 ushtarë të UÇK-së.

Sherif Bellaqa ka thënë se atë në burgun e Prizrenit i kishin malltretuar shumë.

Ai ka treguar se u kishte thënë serbëve që t’i pushkatojnë, por që ata nuk e kishin bërë një gjë të tillë.

“Na kujtohen kohët e vështira çfarë kemi vuajtur e tmerrin që kemi parë. Atë ditë ka qenë borë e madhe, kemi qenë të rraskapitur, Aty kemi ra në pritë. Ka qenë problem të depërtohet andej. Diku kanë qenë 150 ushtarë. Pasi na kanë zënë robë na kanë dërguar në burgun e Prizrenit. Aty na kanë malltretuar shumë 3 ditë e 3 netë. U kam thënë pushkatona, por na thonin se me ju pushkatu ju shpëtoni”, ka rrëfyer ai.

(Kosova Sot Online)