O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak

  • A.P /
  • 08 May 2024 - 22:28
O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak

James O’Brien ka njoftuar sot për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë në Dialog, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit për Evropën dhe çështjet euroaziatike, tha se SHBA e mbështet fuqishëm Dialogun Kosovë-Serbi, si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive mes dy vendeve.

“Diskutime të rëndësishme me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e BE-së Miroslav Lajcak sot. Ne koordinuam strategjitë për të çuar Kosovën dhe Serbinë përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. SHBA-ja mbështet fuqishëm Dialogun si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive”, tha ai.

(Kosova Sot Online)