Rreth 74 milionë persona të infektuar me COVID-19 në botë

  • E.K /
  • 16 December 2020 - 12:25
Rreth 74 milionë persona të infektuar me COVID-19 në botë

73 milionë e 912 mijë e 232 raportohen të infektuar me COVID-19 në botë, 

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, deri tani 1 milionë e 644 mijë e 337 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 51 milionë e 914 mijë e 629 persona janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve me gjithsej 17 milionë e 143 mijë e 942 persona të infektuar, pastaj India me 9 milionë e 932 mijë e 908 persona, dhe Brazili me 6 milionë e 974 mijë e 258 persona.

E katërta me numrin më të madh radhitet Rusia me 2 milionë e 734 mijë e 454 raste, pastaj Franca me 2 milionë e 391 mijë e 447 raste.

Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 482 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.637 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.346.

(Kosova Sot Online)