
Lexoni edhe:
Bitcoin arrin vlerë rekorde
Kafshët shtëpiake, përfshirë macet dhe qentë, do të preken nga largimi përfundimtar i Britanisë së Madhe nga Brexit-i për shkak se nuk do të kenë më pasaporta të BE-së për transport të lirë të kafshëve.
Sidoqoftë, pronarët do të mund të udhëtojnë me kafshët e tyre nga Britania drejt Bashkimit Evropian nëse kafshët kanë mikroçipa, nëse janë të vaksinuara dhe nëse u është lëshuar një certifikatë e veçantë shëndetësore.
Bitcoin arrin vlerë rekordeLexoni edhe:
“Na është ofruar pjesa e dytë e statusit të vendit të tretë nga Bashkimi Evropian, që do të sigurojë se udhëtimi me kafshën shtëpiake vazhdon edhe pas 1 janarit”, tha Christine Middlemiss, kryeveterinere e Britanisë së Madhe.
Ndryshe, periudha e tranzicionit të Brexit-it përfundon më 31 dhjetor dhe Britania e Madhe nga viti i ardhshëm është zyrtarisht jashtë BE-së pas referendumit të vitit 2016.
Palët ende janë duke i vazhduar negociatat për arritjen e marrëveshjes tregtare dhe nuk po arrijnë pajtim për disa pika, përfshirë të drejtat e peshkimit në zonën ekskluzive ekonomike në det.
(Kosova Sot Online)