Kjo është viktima më e re e COVID-19 në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 15:27
 Kjo është viktima më e re e COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 10 persona si pasojë e virusit COVID-19, ndërsa janë raportuar edhe 137 raste të reja të infektuara.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një 49 vjeçar nga Skenderaj.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (81, 65, 54 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 63 vjeç), Drenas 1 rast (68 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Skenderaj 1 rast (49 vjeç), Suharekë 1 rast (69 vjeç) ”, është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 49.306 raste nga 173.986 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.272 raste të vdekjes.

Ndërsa, 137 rastet e reja pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Gjakovë 19 raste, Gjilan 7 raste, Suharekë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Pejë 5 raste, Prizren 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas, Ferizaj, Kamenicë, Lipjan, Mitrovicë, Podujevë dhe  Rahovec.

(Kosova Sot Online)