Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë ta pushon procedurën kundër Hashim Thaçit, pa pëlqimin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë ta pushon procedurën kundër Hashim Thaçit, pa pëlqimin e Vjosa Osmanit
Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë ta pushon procedurën kundër Hashim Thaçit, pa pëlqimin e Vjosa Osmanit

Muhamet Kelmendi

  • 22 December 2020 - 07:24

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Nuk ka të drejtë gjykata të përfundoj procedurën vetvetiu. E nëse ka veprua kështu është rast i rëndë i shkeljes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Përndryshe, juridikisht z. Thaçi si person fizik, pa detyrën e presidentit, nuk ka të drejtë të përfaqësoj presidencën dhe të zhvillohet procedura. Kjo në njërën anë dhe, në anën tjetër, Thaçi gjendet i burgosur dhe fizikisht nuk ka mundësi të vazhdoi me procedurën. Natyrisht se mundë të kryejnë këtë detyrë përfaqësuesi i tij. Por, nëse nuk ka përfaqësues, procedura përfundon. Procedura në Gjykatën Kushtetuese vazhdon vetëm nëse tash z. Osmani në cilësi të presidentit e kërkon dhe e vazhdon procedurën. Në të kundërtën, procedura përfundon juridikisht.

-Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës nuk vepron sui-generis. Ajo futet në veprim me padi nga ana e organeve të caktuar me normat kushtetuese. Në këtë anë, është vepruar nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Me padinë ndaj presidentit është futur në veprim procedura lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria Kurti kundër korona-virusit. Kjo gjykatë pushon së vepruar apo konsiderohet se ka përfunduar puna e saj në dy mënyra: 1. Me vendim të nxjerr mbi bazën e procedurës dhe të mbështetur në norma kushtetuese, dhe 2, me tërheqjen e padisë apo me vdekjen dhe mos mundësinë e subjektit për të vazhduar procedurën.

Padia është bërë nga ish-presidenti. Tash z. Thaçi gjendet i arrestuar në Denë Hagë. Këtë padi është dashur ta vazhdoi kryesuesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani. Këtu është edhe shkaku i ndërprerjes së procedurës nga gjykata. Sigurisht se gjykata iu ka drejtuar me shkresë z. Osmani për të marr mendim mbi vazhdimin ose jo të procedurës. Dhe, me siguri se z. Osmani nuk është përgjigjur ose ka dhënë mendim negativ. Edhe njëra e edhe tjetra dërgojnë gjykatën në ndërprerje të procedurës. Pra, mos dhënia e mendimit për vazhdim të procedurës ose mos përgjegjësja në kërkesë, këtu është edhe shkaku ka dërguar gjykatën në përfundimin e procedurës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".