Berisha tregon se pse PDK nuk po lidh koalicion me Nismën

  • A.P /
  • 04 January 2021 - 17:41
Berisha tregon se pse PDK nuk po lidh koalicion me Nismën

Anëtari kryesisë së Nisma-s, Zafir Berisha, tha se ky subjekt po planifikon që të shkoj i vetëm në zgjedhje, kësisoj nuk do të bëjë koalicion as me PDK-në.

Ai tha se PDK ka frikë që të shkojë në zgjedhje bashkë me Nismën, pasi që sipas tij, ka anëtarë të këtij subjekti që nuk janë të interesuar që krahu i UÇK-së të jetë i fuqishëm siç ka qenë mëherët në PDK.

“Nisma do të shkojë vetë në zgjedhje. Jo që kanë frikë nga PDK që të shkojmë bashkë, por kjo është e veshur me diçka tjetër, ka në PDK që nuk janë të interesuar që krahu i UÇK-së të jetë i fuqishëm si ka qenë mëherët brenda PDK-së”, ka deklaruar ai.

Berisha tha se kanë pasur biseda me PDK-në para se të shpalleshin zgjedhjet, por që ai theksoi se edhe nëse do të ishin në një listë zgjedhore me këtë subjekt, nuk do të ishin PDK.

(Kosova Sot Online)