35 të vdekur dhe 41 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

  • A.P /
  • 04 January 2021 - 16:00
35 të vdekur dhe 41 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se 555 persona deri tani në këtë komunë janë infektuar me COVID-19, nga të cilët 35 persona kanë vdekur dhe 41 raste janë aktive.

“Nga data 14 mars 2020, kur është paraqitur rasti i parë, e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 555 raste, prej tyre 479 janë shëruar, 35 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 41 raste”, është thënë nga kjo komunë

Ndërsa, vetëm në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19.

“Kjo është konfirmuar komunikimin zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe IKSHPK-së. Rasti i ri i paraqitur në raportin e sotëm të IKSHPK, është rast i regjistruar edhe gjatë ditës së djeshme”, është thënë nga kjo komunë.

(Kosova Sot Online)