Gjendje e rënduar nga vërshimet në Malishevë, disa rrugë janë të pakalueshme

  • A.P /
  • 08 January 2021 - 21:34
Gjendje e rënduar nga vërshimet në Malishevë, disa rrugë janë të pakalueshme

Komuna e Malishevës ndodhet në gjendje të rënduar për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendura.

Lumi Mirusha ka dalë nga shtrati i tij derisa Komuna ka njoftuar qytetarët që aktualisht aksi rrugorë Malishev-Kijevë është e bllokuar në Mirushë, po ashtu rruga për Turjakë, rruga Malishevë – Banjë, si dhe rruga “Hamdi Berisha” në qytet të Malishevës.

Komuna e Malishevës nëpërmjet një njoftimi për media ka treguar se ekipet emergjente dhe të sigurisë, janë në terren duke u kujdesur dhe monitoruar gjendjen.

Njoftimi i plotë:

Vazhdon gjendja e rënduar në disa akse rrugore në Malishevë

Si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut dhe borës, gjendja vazhdon të jetë e rënduar në disa akse rrugore. Ekipet emergjente dhe të sigurisë, janë në terren duke u kujdesur dhe monitoruar gjendjen.

Luten qytetarët që mos të lëvizin pa nevojë, pasi rrugët vazhdojnë të jenë më ujë, ndërsa në disa vende edhe të bllokuara.

Aktualisht aksi rrugorë Malishev-Kijevë është e bllokuar në Mirushë, po ashtu rruga për Turjakë, rruga Malishevë – Banjë, si dhe rruga “Hamdi Berisha” në qytet të Malishevës.

Lumi Mirusha ka dalë nga shtrati i tij në shumë vende.

Të gjitha ekipet emergjente janë në gatishmëri, përfshi ekipet komunale, zjarrfikësit dhe policia.

(Kosova Sot Online)