Pala e dëmtuar kërkon nga Apeli burgim të përjetshëm për Pleskoviqin
Në Gjykatën e Apelit të hënën me rastin e elabrimit të ankesës së mbrojtjes ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Millosh Pleskoviq u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte në Prizren, pala e dëmtuar kërkoi burgim të përjetshmëm.
Në anën tjetër, avokatja e të akuzuarit, Jovana Filipoviq tha se në kohën kur pretendohet të kenë ndodhë vrasjet për të cilat ngarkohet Pleskoviq, ai ishte në burg.
Sipas aktakuzës, Pleskoviq gjatë vitit 1998-‘99 në Prizren në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë.
(Kosova Sot Online)
