Edhe 281 persona shërohen nga koronavirusi në Kosovë

  • E.K /
  • 19 January 2021 - 15:13
Edhe 281 persona shërohen nga koronavirusi në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar edhe 9 raste të vdekjes nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 281 persona, ndërsa kanë rezultuar të infektuar edhe 294 persona.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.729 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.

(Kosova Sot Online)