Lexoni edhe:
Sondazhi i ri për Zgjedhjet: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me 54.1% të votave
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden është ulur në Joint Base Andrews në Maryland përpara inaugurimit të tij, që do të mbahet nesër në kryeqytetin e vendit.
Biden fluturoi sot me një avion privat, një tjetër ndryshim në protokoll në prag të inaugurimit të tij.
Një person i njohur me këtë çështje konfirmoi për CNN se Biden nuk po merrte një avion të qeverisë amerikane në Joint Base Andrews për ndalesën e parë të festimeve të tij të inaugurimit.
Sondazhi i ri për Zgjedhjet: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me 54.1% të votaveLexoni edhe:
Biden do të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore këtë pasdite për të nderuar më shumë se 400,000 amerikanë që kanë vdekur nga Covid-19. 400 drita do të ndriçojnë Pishinën e Reflektimit të Memorialit të Lincoln-it.
Presidenti i zgjedhur kishte shprehur dëshirën që të vinte në Uashington hipur në një tren nga shtëpia e tij në Delaëare , por kjo u konsiderua si rrezik për sigurinë në një kohë kur vendi po përballet me kërcënime të brendshme.
(Kosova Sot Online)