Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lejon përmbylljen e procesit të likuidimit për KB “Bujku”

  • G.G /
  • 20 January 2021 - 15:39
Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lejon përmbylljen e procesit të likuidimit për KB “Bujku”

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë -Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar një Aktvendim të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) me të cilët lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për GJI 136 Kooperativa Bujqësore “Bujku” me seli në Kosinë/Ferizaj.

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të Raportit Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këtë KB, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtij Aktvendimie ka aprovuar këtëRaport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për KB-nëe lartcekur.

Si rrjedhojë pas Aktvendimit të fundit të DhPGjSK-së numri i NSh-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në terësi ka arritur në 33 NSh/KB/Asete.

Raportet Përfundimtarejanë postuar në web faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (www.pak-ks.org).
Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 15 ditë për ndonjë ankesë eventuale ndaj këtijAktvendimi dhe pas kalimit të këtij afati kyaktvendim bëheti plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjektAgjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgoj institucioneve relevante ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së.

(Kosova Sot Online)