E vërteta e tmerrshme e 'Haremit të Gaddafi-t'

  • G.G /
  • 21 January 2021 - 14:37
E vërteta e tmerrshme e 'Haremit të Gaddafi-t'

Horrori nisi me disa prekje të lehta. Ajo ishte vajza 15- vjeçare që kishte mbajtur një buqetë me lule për 62- vjeçarin, që tani po e puthte me butësi. Burri ishte Muammar Gaddafi, diktatori i Libisë, që kishte marrë pushtetin 35 vjet më parë. Njerëzit e quanin atë Udhëheqësi, por pjesa tjetër e botës e njihte vetëm si Kolonel Gaddafi.

Atë mëngjes të prillit 2004, Gaddafi po vizitonte një shkollë në vendlindjen e tij, në Sirte, në brigjet e Mesdheut.Vajza ishte përzgjedhur për t’i dhënë Udhëheqësit një buqetë me lule dhe ky konsiderohej një privilegj.dridhej. Ai e kapi për dore dhe më pas i përkëdheli kokën. Në atë kohë ajo ishte euforike. E kishte prekur Udhëheqësi! Ishte një nder i vërtetë.

Ajo nuk ia kishte idenë se çfarë kuptimi kishte ajo përkëdhelja në kokë. Të nesërmen pasdite mbërriti edhe makina. Vajza po punonte në sallonin e bukurisë të mamasë kur brenda u futën tre gra, të veshura me uniforma ushtarake. Mamasë së vajzës iu tha se ajo duhet të dorëzonte një tjetër buqetë me lule tek “Baba Muammar-i” për shkak se ajo ishte prezantuar aq bukur një ditë më parë.Aty ajo u prezantua sërish përpara Gaddafi-t, që ishte ulur në një karrige të kuqe dhe mbante në duar një telekomandë. E pa nga koka deri në këmbët dhe urdhëroi një nga gratë: “Bëjeni gati”

Vajzën e terrorizuar e morën dhe e zhveshën. E matën dhe i morën edhe një kampion gjaku. Më pas i depiluan të gjithë trupin. I veshën një palë tanga, një fustan të shkurtër dhe i patinuan fytyrën. Më pas e rrasën tek dhoma e Gaddafi-t.

E shokuar, ajo pa që ai ishte i zhveshur në krevat. Menjëherë tentoi që të largohej, por një nga ndihmëset femra e kapi dhe i tha që të bënte atë që i kërkohej.

U ul pranë Gaddafi-t dhe ai nisi që ta puthte. Ajo mbeti si e ngrirë dhe në një moment e shtyu.

Në atë moment u shfaq sërish ndihmësja femër.

“Kapeni këtë k..,” bërtiti Gaddafi. “Edukojeni dhe ma sillni sërish këtu”. Atë mbrëmje, Gaddafi e rrahu vajzën dhe mori atë që donte. “Nuk do e harroj kurrë atë moment,” kujton më vonë vajza. “Ai dhunoi trupin tim dhe më nguli një thikë në shpirt. Ajo thikë nuk do dalë kurrë”.

Duket si një histori e dalë nga imagjinata, por është e vërtetë. Edhe pse nuk e dimë emrin e vërtetë të vajzës, në një libër të fuqishëm, të quajtur “Haremi i Gaddafi-t”, të shkruar nga gazetarja franceze Annick Cojean, ajo quhet thjesht Soraya.

Cojean e takoi Soraya-n në Tripoli në tetor të vitit 2011 dhe menjëherë i ra në sy bukuria e saj, ajo ngjante me aktoren Angelina Jolie. Kur Soraya i tregoi historinë e saj, Cojean nuk e besoi fillimisht. Ajo kishte dëgjuar shumë histori të ngjashme për krimet e Gadddafi-t, por gjithmonë si dorë e dytë, jo nga viktimat. Cojean kaloi muaj të tërë duke verifikuar historinë e saj. Ajo takoi njerëz që e kishin njohur atë në vitet e vështira, takoi edhe gra që kishin vuajtur në përvoja të ngjashme nga duart e Udhëheqësit.

Nuk ka asnjë dyshim se ajo që thotë Soraya është një e vërtetë e tmerrshme. Për thuajse shtatë vite ajo u përdhunua, u rrah, u abuzua e madje mbi të u urinua nga një person që pretendonte se ishte një nga emancipuesit më të mëdhenj në botën arabe. Shumë nga episodet në libër janë tepër të tmerrshme për t’u treguar, por mjafton të thuhet që të bëjnë për të vjellë. Historia e Soraya-s është tipike. Ajo ishte një nga mijëra gra e vajza të reja libiane, që u rrëmbyen nga shkollat, shtëpitë apo vendet e punës dhe u detyruan të ishin skllave seksi.

Por lideri libian nuk kufizohej vetëm tek femrat. Ai abuzonte seksualisht edhe me rojet e rinj meshkuj përpara haremit të tij.I mbushur me kokainë, uiski, cigare dhe Viagra, Gaddafi e përdorte seksin jo vetëm si armë fizike, por edhe si armë politike për të zgjeruar pushtetin.

Gratë dhe vajzat e figurave të larta shantazhoheshin, korruptoheshin, detyroheshin të tradhtonin dhe të bënin seks. Disa gra madje rrëmbeheshin gjatë ceremonive martesore, si një shfaqje e fuqisë.

Siç ka pranuar një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë pas vdekjes së tiranit, ai mendonte seriozisht vetëm për seksin, pasi qeveriste, poshtëronte dhe dhunonte përmes seksit. Në publik, Gaddafi pretendonte se kishte në zemër të drejtat e grave. Në vitin 1981 tha se kishte vendosur që të çlironte të gjitha gratë e Libisë nga shtypja.

https://www.youtube.com/watch?v=xOBJTsDKUvk&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)