17-vjeçarja i jep fund jetës

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 23:19
17-vjeçarja i jep fund jetës

I ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike një 17-vjeçare në Vaun e Dejës, në Shkodër. Mësohet se M.GJ. ka konsumuar fotoksinë në orët e pasdrekës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Trupi i pajetë i adoleshentes është dërguar në morgun e spitalit rajonal në Shkodër.

Ndërkohë, në pyetje po merren familjarët e saj për të kuptuar rrethanat e ngjarjes. Shkaqet që e kanë çuar 17-vjeçaren drejt aktit ekstrem nuk dihen, ndërsa policia po heton më tej. 

(Kosova Sot Online)