Fytyra e Kurtit edhe në ambalazh të birrave

  • A.P /
  • 26 January 2021 - 21:38
Fytyra e Kurtit edhe në ambalazh të birrave

Në njërën nga marketet në Kosovë, në mesin e pijeve të tjera, është radhitur edhe një lloj pije alkoolike që mban në ambalazh fytyrën e kryetarit të VV’së, Albin Kurtit.

Ndërkaq, në pjesën e përqindjes së alkoolit, është vendosur 61%, aq sa po pretendojnë akterë të këtij subjekti politik se do i marrin në zgjedhje.

Diçka të ngjashme para disa ditësh e kishte bërë edhe një përkrahës tjetër i Vetëvendosjes, i cili e kishte vendosur fotografinë e Kurtit në veturën e tij.

Kryetarit të VV’së iu pat rezervuar hapësirë edhe në hymjen e shtëpisë së një simpatizanti tjetër.

Kurtit, përgjatë ditës së sotme, iu është bërë e ditur nga PZAP’ja se ankesa për kandidim si deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit iu është hedhur poshtë. 

(Kosova Sot Online)