Qendra e Studentëve ka një njoftim për studentët banues

  • E. /
  • 27 January 2021 - 09:25
Qendra e Studentëve ka një njoftim për studentët banues

Qendra e studentëve në Prishtinë përmes një shkrimi në Facebook kanë njoftuar studentët banues se afati i pagesave për strehim dhe ushqim për muajin shkurt fillon me datën: 27.01.2021 deri 05.02.2021.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen studentët banues në konvikte se afati i pagesave për strehim dhe ushqim për muajin shkurt fillon me datën 27.01.2021 deri 05.02.2021.
Pagesat duhet te kthehen tek zyrtarët e konvikteve përkatëse brenda ditës. Studentët banues të cilët nuk e bëjnë pagesën në kohën e caktuar, humbin të drejtën e qëndrimit në konvikt.

(Kosova Sot Online)