
Lexoni edhe:
Kosova ka nevojë për politika sociale më të forta por po aq për stabilitet financiar
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Fakti se edhe në mandatin e kaluar, Qeveria Kurti ka rritur pensionet, shtesat për fëmijë, pagat në sektorin publik dhe ka shtuar edhe punësimin nga 350 mijë në 430 mijë të punësuar, duke shënuar rritje mesatare prej 47%, si dhe përvoja pozitive 5-vjeçare në postin e kryeministrit dhe strategjia e menaxhimit të suksesshëm të financave të shtetit, dëshmojnë se edhe sa i takon ngritjes së të ardhurave të familjeve dhe pagave mbi 1 mijë euro në muaj, pagave prej 500 euro në një periudhë 6-mujore për nënat lehona, si dhe rritjes së shtesave për fëmijë nga 30–45 euro në 90 euro, me mundësitë buxhetore që parashihet të ketë në mandatin vijues Kosova, Qeveria Kurti 3 do të arrijë t’i realizojë premtimet e mirëkalkuluara dhe, në përputhje me rritjen e buxhetit dhe performancën ekonomike, t’i tejkalojë vendet e rajonit dhe disa vende të Bashkimit Evropian.
Kosova ka nevojë për politika sociale më të forta por po aq për stabilitet financiar
Lexoni edhe:
-Madje, duke qenë se shumica e pagave të punëtorëve në sektorin publik të Kosovës faktikisht nuk e arrijnë nivelin e mjaftueshëm për të bërë një jetë të dinjitetshme, premtimet për pagë mesatare mbi 1,000 euro në sektorin publik, përkundër kapacitetit aktual buxhetor dhe ritmit të rritjes ekonomike, kërkojnë që të gjenden forma dhe mundësi nga shteti për t’u jetësuar.
Albin Kurti, gjatë paraqitjes së programit qeverisës, pasi mori edhe zyrtarisht mandatin e ri si Kryeministër i Qeverisë Kurti 3 të Republikës së Kosovës, ka bërë disa zotime të rëndësishme për mandatin e ardhshëm, përfshirë ngritjen e të ardhurave të familjeve. Ai ka deklaruar se pagën mesatare në sektorin publik gjatë mandatit të ri do ta rrisë mbi 1 mijë euro, si dhe do t’i dyfishojë shtesat për fëmijë, rritje që do të vazhdojë në përputhje me rritjen e buxhetit dhe performancën ekonomike të shtetit tonë.
Kështu që, përfundimisht duhet të ndërtohet një model zhvillimi i qëndrueshëm dhe efektiv ekonomik, në mënyrë që premtimet të realizohen në vepër dhe të mos mbeten vetëm deklarata me efekt afatshkurtër elektoral.
Po në këtë drejtim duhet të merren masat paraprakisht, që edhe rritja e pagave në sektorin publik të mos ndikojë negativisht në raport me sektorin privat dhe të mos krijohet mungesë e fuqisë punëtore për bizneset private në vend.
Në zotimet për mandatin e ardhshëm, kryeministri Kurti premtoi edhe rritjen e shtesave për nënat lehona në 500 euro në muaj, në një periudhë me gjatësi 6-mujore, ndërsa, në përputhje me rritjen e buxhetit dhe performancën ekonomike, paga mesatare në sektorin publik të arrijë mbi 1 mijë euro në muaj.
Edhe shtesat për fëmijë nga 30–45 euro, sa janë aktualisht, do të shkojnë në 90 euro, rritje që do të jetë në përputhje me rritjen e buxhetit dhe performancën ekonomike në Republikën e Kosovës, me çka Kosova do t’i lërë prapa edhe disa vende të Bashkimit Evropian.
Kryeministri Kurti deklaroi se Qeveria e tij, edhe në mandatin e kaluar, ka rritur pagën minimale, pensionet, shtesat për fëmijë, si dhe pagat në sektorin publik; ka shtuar punësimin nga 350 mijë në 430 mijë të punësuar dhe ka shënuar rritje mesatare prej 47%.
Kryeministri bëri me dije po ashtu se do të krijohet edhe platforma “Superpuna” me fokus te rinia dhe gratë, rritje për të cilat duhet të bëhen paraprakisht llogaritjet konkrete buxhetore, në mënyrë që të mos paraqitet rreziku që do të çonte në rritjen e taksave apo të borxhit publik.
Në fakt, programi “Superpuna” parasheh që për secilën grua e cila dëshiron të rikthehet në tregun e punës, shteti ta garantojë pagën minimale për 6 muajt e parë, në mënyrë që edhe për bizneset të bëhet e leverdishme të punësojnë gratë, pasi që për 6 muajt e parë rrogën ua paguan shteti, gjë që e bën më të lehtë edhe për gratë të gjejnë punë — një model i cili tashmë është dëshmuar i suksesshëm edhe me të rinjtë në vend.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".