Vrau vëllanë në Suharekë, dënohet me 24 vjet burgim

  • E.K /
  • 29 January 2021 - 10:21
Vrau vëllanë në Suharekë, dënohet me 24 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit B.G., për shkak se ka vrarë vëllain e tij, I.G.

Vrasja kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore në Suharekë.

Ai është dënuar edhe për veprën penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve’.

Komunikata e plotë e Gjykatës Themelore në Prizren:

ËSHTË FAJTOR

–    I. Se me dt.17 mars 2019, në Suharekë i  akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes vëllain I.G., në atë mënyrë që hyn te dyert e oborrit të shtëpisë së K.G., me pistoletë-revole e markës HS – 9  cl. 9 x 19 mm, dhe me të shtënë një  here në drejtim të I.G., i cili kishte ardhur mysafir dhe pas të shtënës  i plagosur ik brenda në shtëpi, i akuzuari fillon të ndjek atë,  e dëmtuara N.G., pas dëgjimit të një zhurme, nga frika se mos është rëxuar nipi e hap derën e shtëpisë e sheh B.G., i cili shtënë në drejtimin e saj dhe e plagos në regjionin e sipër në anën e djathtë të abdomenit, ku i shkakton dëmtime të rënda trupore plagë hyrëse, tejshkuese me armë zjarri në regjionin e sipër të djathtë të abdomenit, plagë dalëse në regjionin e djathtë gluteal, e përcjellur me shok hemoragjik, perforacion të zorëve dhe thyerje të kockës së anës së djathtë të legenit dhe gjakë mbledhje në hapsira të lira të barkut, me çrast me dashje e vë në rrezik jetën e një ose më shumë personave tjerë – konkretisht të dëmtuarës N.G., duke I shkaktuar lëndime të lartcekura, i akuzuari B.G., vazhdon ndjekjen duke hyrë në dhomën ku ishte fshehur Ismeti dhe në të shtënë katër here në pjesë të ndryshme të trupit, duke shkaktuar plagë nga arma e zjarrit në regjionet – e anës së jashtme të krahut të dorës së djathtë, e anës së majtë të gjoksit, e kërdhokullës së djathtë në skajin e sipërm, në pjesën e përparme dhe të sipërme të kofshës së këmbës së majtë  dhe kofshës së këmbës  së djathtë, në regjionin zverkor të kokës ku shihen tri plagë shqyese ndrydhëse si dhe dërmishje dhe gërvishje lëkurore të regjionit të ballit dhe të hundës, ashtu që nga veprimi dinamik I predhave të hedhur nga arma e zjarrit e që si rrjedhojë ka pasur gjakëderdhje të mbrendshme dhe jashtme e cila ka ardhur si pasojë e dëmtimit të organeve vitale mushkrive, vjenë deri te vdekja e të ndjerit të I.G., më për së afërmi e përshkruar si në konkluzionin e raportit të autposisë Dr. V.H., të dt. 18.03.2019.

Këso dore ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 parag. 1 nënparag. 1.3 e 1.5 të KPRK-së.

– II. Se me datë, kohë dhe vend të njëjtë mbanë në pronësi në kundërshtim me dispozitat e ligjit të aplikueshëm për armë, pistoletën – revolen HS-9 e kalibrit 9 x 19 mm, një karikator, tre fishekë të kalibrit 9x19mm, një pushkë gjuetie të prodhimit turk dhe katër fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 12 GA.

            -Këso dore ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 parag. 1 të KP.

     LIROHET NGA AKUZA

–Se me dt. 17 mars 2019, në Suharekë i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore që ka pasur me villain e tij I.G., të përshkruar si në dispozitivin nën I.  me dashje tenton të privon nga jeta të dëmtuarën N.G., në atë mënyrë që i akuzuari hyn kah dyert e oborrit  me pistoletë-revole e markës HS-9  e cal. 9 x 19 mm, dhe me të shtënë në drejtim të I.G., të cilën e plagos dhe nga friga  ik brenda në shtëpi, ndërsa i akuzuari  fillon të ndjek ate, e dëmtuara N.G., po sa dëgjon zhurme nga frika se mos është rëxuar nipi hap derën e shtëpisë dhe sheh B.G., i cili ishte në derë dhe nga një afërsi shtënë me pistoletë në drejtimin e saj dhe e plagos në regjionin e sipër në anën e djathtë të abdomenit duke shkaktuar dëmtime të rënda trupore plagë hyrëse, tej shkuese me armë  zjarrit në regjionin e sipërm të djathtë të abdomenit, plagë dalëse në regjionin e djathtë glyteal, përcjellur me shok hemorragjik, përforacion të zorrëve dhe thyerje të kockës  së anës së djathtë të legenit dhe gjakë mbledhje në hapësira të lira të barkut.

–Këso dore kishte për të kryer veprën penale të vrasjes në tentative  nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i ka  shqiptuar :

Për veprën penale si në pikën I., i shqiptohet DËNIMI ME BURGIM në kohëzgjatje prej njëzetetre (23) vitesh,

Për veprën penale si në pikën  II., i shqiptohet DËNIMI ME BURGIM kohëzgjatje prej dy (2)  vitesh.

Në kuptim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,  të akuzuarit B.G., i shqiptohet DËNIMI UNIK me BURGIM në kohëzgjatje njëzetekatër (24) vitesh, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 17.03.2019 e këndej.

(Kosova Sot Online)