Dy shtetet me pagat më të larta në Evropë

  • G.g /
  • 11 February 2021 - 12:39
Dy shtetet me pagat më të larta në Evropë

Referuar të dhënave të fundit, nga përllogaritjet e pagave, rezulton se Zvicra ka pagën e dytë më të lartë mesatare në Evropë dhe e treta më e mira në botë.

Të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) konfirmojnë statusin e Zvicrës si një nga vendet më të mira në botë për të fituar një pagë.

Nga kjo del se Indeksi i jetës më të mirë të OECD rendit Zvicrën pas Shteteve të Bashkuara dhe Luksemburgut për pagën mesatare – ndërsa pagesa në Zvicër është gjithashtu shumë mbi mesataren në të gjitha vendet e OECD, përcjell albinfo.ch.

OECD në vitin 2019, tregon se të ardhurat vjetore të disponueshme zvicerane renditen në 37,072 CHF për familje, transmeton tutje albinfo.ch. Kjo është mbi mesataren e prej 33251 CHF në të gjitha vendet e OECD për familje – dhe është vetëm prapa Luksemburgut (39,264 CHF) dhe Shteteve të Bashkuara (45,284 CHF) në një shkallë globale.

(Kosova Sot Online)