Miliarderi japonez kërkon vullnetarë nga bota t’i bashkohen në udhëtimin hënor

  • A.P /
  • 09 March 2021 - 00:06
Miliarderi japonez kërkon vullnetarë nga bota t’i bashkohen në udhëtimin hënor

Miliarderi japonez, Yasaku Maezawa  ka ftuar tetë anëtarë të publikut që të bashkohen me të për një udhëtim rreth Hënës në fluturimin e SpaceX.

“Unë dua që njerëz me prejardhje të ndryshme të na bashkohen,” tha ai në një video të postuar në Twitter, ku ndau gjithashtu detaje në lidhje me udhëtimin.

Ai tha se do të paguajë për të gjitha udhëtimin, kështu që ata që do të vijnë në bord do të fluturojnë falas, raporton BBC.

Misioni i quajtur DearMoon është planifikuar në vitin 2023.

Aplikantët duhet të plotësojnë dy kritere: ata duhet të krijojnë aktivitete në të cilin të ndihmojnë njerëzit dhe shoqërinë dhe të jenë të gatshëm të mbështesin anëtarët e tjerë të ekuipazhit.

“Unë kam blerë të gjitha vendet, kështu që do të jetë një udhëtim privat,” tha ai.

Z. Maezawa tha se në fillim ai planifikoi të ftojë artistë për udhëtimin, por tani vendosi t’i japë mundësi të gjithë njerëzve nga e gjithë bota të bashkohen me të.

Në vitin 2018, Z. Maezawa u emërua si pasagjeri i parë që do të fluturonte rreth Hënës në fluturimin SpaceX. Çmimi që Z. Maezawa pranoi të paguante për biletën e tij në hapësirë nuk është bërë i ditur, por sipas Musk ishte një shumë e madhe parash.

I planifikuar për në vitin 2023, misioni do të jetë udhëtimi i parë hënor që nga viti 1972.

(Kosova Sot Online)