“Çka m’vyn mu jeta me m’shku djali i vetëm”, flet babai i të plagosurit në tentim-grabitjen në Badovc

  • A.P /
  • 08 March 2021 - 23:55
“Çka m’vyn mu jeta me m’shku djali i vetëm”, flet babai i të plagosurit në tentim-grabitjen në Badovc

Babai i njërit prej të plagosurve në tentim-grabitjen e sotme, Muhamet Krasniqi, ka thënë se nuk është optimist për gjendjen e djalit të tij, ndonëse po lutet që të shpëtojë.

Krasniqi mbeti i plagosur sot në një sulm me armë teksa bashkë me kolegun e tij, që të dy punëtorë sigurimi, po transportonin para.

“Gjithmonë kam pasë frikë prej se ka hy me punu aty. Gjithmonë mendojmë me shpresë që do të kalojmë mirë. N’gjoks [është plagosur]. Ishalla shpëton, po une nuk jom optimist ”, ka thënë prindi i tij.

Krasniqi ka njoftuar se djali i tij e ka vetëdijen mirëpo ka humbur shumë gjak, teksa ka shprehur uratën që raste si ky i sotmi të mos ndodhin kurrë më.

“Osht me vetëdije po ka shumë gjakderdhje. Ishalla shpëton. Lus Zotin ishalla tjerët shpëtojnë e nuk ndodh një rast i tillë më. Këtë djalë t’vetmin e kam. Çka m’vyn mu jeta ma me m’shku ky djalë”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)