Palmer: SHBA pret nisjen e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE

  • A.P /
  • 15 March 2021 - 19:31
Palmer: SHBA pret nisjen e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot përmes një video-lidhje me të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në mesin e disa temave, Vuçiq dhe Plamer kanë diskutuar edhe për situatën e përgjithshme rajonale, shkruan danas.rs.

Plamer ka theksuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe presin një rinisje të dialogut së shpejti.

“Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe shtoi se ai pret që dialogu të vazhdojë së shpejti, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe duke rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për dialog dhe bisedime për çështje të diskutueshme”.

Ndërkohë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia do të vazhdojë të përpiqet për arritjen e një kompromisi real dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Vuçiç posaçërisht theksoi se Serbia do të vazhdojë të përpiqet për arritjen e një kompromisi real dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës duke mbrojtur interesat e serbëve atje, si dhe duke ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë”.

(Kosova Sot Online)