Lexoni edhe:
Rezoluta për krimet në Srebrenicë e ngarkon me përgjegjësi shtetin serb për të kaluarën gjenocidiale
Shkruan:ANALISTI - Gani Qarri
Fatkeqësisht blloku i inkriminuar opozitar, është duke abuzuar publikisht edhe me ftesën e kryeministrit Kurti , për të biseduar dhe akorduar rreth çështjeve më serioze para të cilave gjendet Kosova, si funksionimi stabil i shtetit, deri në zgjedhjet e radhës dhe realizimi i agjendës legjislative e cila kërkohet si element kyç për reformat që i parashtrohen vendit tonë, në procesin e integrimeve evropiane dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
-Pra, aktualisht nuk është më vetëm Vuçiqi dhe Serbia hegjemoniste, që po bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar shtetin e pavarur të Kosovës, por një skenar tejet i zymtë dhe ogurzi, po luhet edhe nga vet opozita e inkriminuar e cila, po përpiqet, që të inskenojë edhe një lloj grusht shteti, për kapjen serish të shtetit dhe realizimin e objektivave të Serbisë në Kosovë, si "zajednica" apo edhe ndryshimin e kufijve ndërshtetëror, njëjtë siç vepronte dikur Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, duke bërë tregti edhe me tokat e Kosovës, pavarësisht faktit që tanimë ka ngelur më pak se një vit i plotë, nga mandati i rregullt kushtetues dhe koha ligjore e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare në Republikën e Kosovës, ku me votën e lirë të qytetarëve, kanë mundësi, serish ta sprovojnë veten dhe shohin realisht peshën e dyshimtë që ka opozita, në kandarin e popullit.
Kërkesa ultimative për dorëheqje të qeverisë dhe më pastaj vetëshkarkim të Kuvendit të Kosovës nuk është asgjë tjetër përveçse një skenar ogurzi opozitar i grusht shtetit me tendencën meskine të kapjes, njëjtë si dikur të shtetit, pavarësisht faktit që tanimë ka mbetur më pak se një vit i plotë i mandatit të rregullt kushtetues të qeverisë dhe nuk ka asnjë nevojë për kushtëzime dhe refuzime për mos bashkëpunim, vetëm për të prodhuar krizë institucionale dhe bllokim të funksionimit të shtetit, si kërkesa e PDK-së në darkën e Kryeministrit Kurti për zgjedhje të parakohshme dhe asgjë tjetër. Dhe përderisa, siç deklarojë edhe presidentja Dr. Vjosa Osmani nga Danimarka, se Serbia kërkon që të krijojmë Asociacionin, ku serbët bëhen bashkë dhe udhëhiqen nga një president, që Vuciqi do ta ketë shumë të lehtë ta kontrollojë, blloku opozitar as që është i interesuar për inskenimet e Serbisë, kundër shtetit të Kosovës, madje përpiqet të abuzojë edhe me ftesën e kryeministrit Kurti, për refuzimin e bashkëpunimit dhe parashtrimin e kushtëzimeve më absurde të mundshme, me qëllim të prodhimit të krizave institucionale dhe bllokimin e funksionimit të shtetit, për ta penguar Kosovën, jo vetëm në procesin e integrimeve evropiane dhe anëtarësimin e saj, në organizatat ndërkombëtare, por ta detyrojnë shtetin tonë, ti bëjë edhe koncesione të reja Serbisë fashiste, vetëm pse udhëheqësit e opozitës, njëjtë si Gjykatën Speciale, e kanë nënshkruar dhe miratuar qorrazi në Kuvend edhe "zajednicën" kundërkushtetuese një etnike serbe, ani pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e ka hedhur poshtë atë, në mese 23 nene.
Kërkesa për zgjedhje është ripërsëritur në distancë edhe nga dy subjektet tjera të inkriminuara politike, si AAK e LDK, përderisa kundër zgjedhjeve të reja, në fakt nuk është deklaruar as Kryeministri Kurti, i cili edhe vet ka thënë se që nga fillimi i këtij viti, qeveria po lëvizë drejtë fundit të mandatit, pasi ka hyrë në vitin e katërt të qeverisjes së vendit. Ajo që kryeministri ka kërkuar, është vetëm dakordimi për afat të pranueshëm kohor, kurse kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duan zgjedhje urgjente, madje duke kërkuar edhe dorëheqjen e Qeverisë, derisa ligji përcakton edhe dy opsione tjera për të shkuar para kohe në zgjedhje të reja. Siç merret vesh, për njërin opsion janë pajtuar kryeministri dhe kryetari i PDK-së, në darkën e zhvilluar mes tyre, ku u diskutua edhe për afatet e mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve, ani pse në deklarimet publike, Memli Krasniqi i do zgjedhjet në “javët e ardhshme”, kurse Albin Kuri përmendi “pranverën ose vjeshtën”. Kreu i Qeverisë ka deklaruar se zgjedhjet mundë të akordohen vetëm me dialog dhe konsensus të gjerë politik, por jo nga pretendimet individuale të liderëve politik, i cili shtoi se edhe po ta kishte mundësinë ta përcaktonte vetë datën e zgjedhjeve, në këto momente, ai nuk do ta bënte.
“Edhe unë jam i interesuar që ta diskutojë me PDK-në, LDK-në, e AAK-në, se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e radhës, megjithëse ne e dimë që në përgjithësi është pranvera ose vjeshta, gjë që nuk do të thotë apriori, se nuk mund të mbahen edhe në dimër a në verë, por më mirë do të ishte, që ato të mbahen në pranverë apo vjeshtë, ndërsa nëse shkon mandati qeverisës deri në fund, i bie që zgjedhjet e radhës të bien diku në dimër, andaj unë lë të hapur mundësin, që ne ta diskutojmë, se a është më mirë t’i mbajmë zgjedhjet e reja parlamentare, në pranverë apo vjeshtë”, ka deklaruar Kryeministri Kurti.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".