Arbërie Nagavci pranon detyrën e ministres së Arsimit

  • A.P /
  • 23 March 2021 - 16:11
Arbërie Nagavci pranon detyrën e ministres së Arsimit

Ish-ministri i Arsimit Shkences dhe Teknologjisë i ka dorëzuar detyren e ministers së re të këtij dikasteri, Arbërie Nagavcit.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës si institucion në këto kohë sfiduese me pandeminë pati dhe ka sfida të panumërta para vetes. Pavarësisht kësaj, ne kemi nisur shumë punë të mbara e gjithmonë ka vend për të bërë më shumë. Uroj e shpresoj që do të vazhdohen punët e mira dhe vendi ynë do të numërojë edhe shumë të arritura të tjera në fushën e arsimit”, ka shkruar Likaj në Facebook.

Postimi i plotë në facebook:

Me përgjegjësinë dhe konsideratat më të larta i dorëzova detyrën e Ministres së Arsimit dhe Shkencës zonjës Arbërie Nagavci.

Gjithsesi, përpjekjet e mia për të kontribuar në fushën e arsimit do t’i vazhdoj edhe më tutje.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës si institucion në këto kohë sfiduese me pandeminë pati dhe ka sfida të panumërta para vetes. Pavarësisht kësaj, ne kemi nisur shumë punë të mbara e gjithmonë ka vend për të bërë më shumë.

Uroj e shpresoj që do të vazhdohen punët e mira dhe vendi ynë do të numërojë edhe shumë të arritura të tjera në fushën e arsimit.

Të gjithëve na bashkon qëllimi i arritjes së cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim. Të gjithë ne kalojmë në procesin e arsimimit që na përcakton të ardhmen dhe parametrat e zhvillimit shoqëror.

(Kosova Sot Online)