Borë e shi edhe në dy ditët në vijim

  • A.P /
  • 23 March 2021 - 15:57
Borë e shi edhe në dy ditët në vijim

Në dy ditët e ardhshme në Kosovë pritet që ketë reshje shiu dhe bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë celsius. ndërsa maksimalet 3-6 gradë celsius.

“Moti për dy ditë 24-25.03.2021. Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset malore parashihet të bie borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius. ndërsa maksimalet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

(Kosova Sot Online)