
Lexoni edhe:
AKK-ja thirrje zyrtarëve publik të deklarojnë pasurinë, përndyrshe paralajmëron veprime ligjore
Nëpër mediat sociale janë shpërndarë disa video ku shihet sherri mes dy grave në një aeroplan, të cilat po ziheshin se kush do dilte e para.
Pasagjerët e tjerë ishin mjaft të irrituar nga kjo zënë sepse po bëheshin vonë. Kjo ngjarje ka ndodhur të dielën pasi aeroplani nga Los Angeles u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Phoenix Sky Harbor.
Një pasagjere ka shkruar në Twitter se ajo kishte një sulm ankthi pasi e pa këtë situatë.
Ndërsa një tjetër i nevrikosur është shprehur: Pothuajse humba fluturimin tim tjetër me @AmericanAir në Phoenix sepse dy vajza vendosën të grindeshin me grusht se kush po dilte i pari nga aeroplani. Unë nuk mundem.
Videot nga brenda aeroplanit tregojnë njerëzit që përpiqeshin t’i ndanin këto dy gratë që po përlesheshin. Një anëtar i ekuipazhit dëgjohet duke thënë: “Thirrje për zbatimin e ligjit, thirrje për zbatimin e ligjit”.
Javën e kaluar, Administrata Federale e Aviacionit e SH.B.A.-së (FAA) tha se toleranca do jetë zero pasi numri i këtyre incidenteve të ngjashme është tepër i lartë.
Administratori Steve Dickson është shprehur: Inspektorët dhe avokatët tanë të sigurisë do të ndërmarrin veprime të forta zbatimi kundër çdo pasagjeri që prish ose kërcënon sigurinë e një fluturimi, me dënime që variojnë nga gjobat deri në kohën e burgut.
(Kosova Sot Online)